Vërtetë aktualisht është shum tronditëse!! (Sidomos pjesa e fundit, por lexoje së pari të tëren).
1) New York City ka gjithsejë 11 germa
2)Afghanistan ka gjthsejë 11 germa.
3) Ramsin Yuseb (Terroristi i cili ka kërcënuar se do t’i shkatrrojë kullat binjake në vitin 1993) poashtu ka gjithsejë 11 germa.
4) George W Bush poashtu ka 11 germa. Kjo mund të jetë një koinqidencë e thjeshtë, por i benë gjërat më interesante këtu:
5) New York është Shteti i 11-të.
6) Aeroplani i parë i cili është përplasur për kullat binjake ka qenë fluturimi numër 11.
7) Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11).
8) Fluturimi numër 77 i cili poashtu është përplasur për kullat binjake ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)
9) Tragjedia ka ndodhur me 11 Shtatorë, apo ashtu siqë tani është e njohur 9/11 (9+1+1=11)
10) Kjo datë është e ngjajshme me numrin eemergjences së servisit telefonik 911 (9+1+1=11)
11) Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).
12) 11 Shtator-i është dita e 254 me radhë ne vitin kalendarik. Prap kemi (2+5+4=11).
13) Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004 (3+1+1+2+0+0+4=11).
14) Tragjedia e Madridit ka ndodhur 911 (9+1+1=11) ditë pas incidentit të kullave binjake.
Tani kjo është ajo që gjërat i bënë të mbinatyrëshmë (të frikëshme):
Simboli më i njohur për SHBA-të, pas yjeve &shiritave, është Shqiponja. Vargjet më poshtë jane të marrura nga Kurani, libri i shenjët Islamik:
"Pasi që është e shkruar se një bir Arabie do ta zgjoi Shqiponjën Frikësuese. Tërbimi i Shqiponjës do
të bie mbi tokat e ALLAHUT përderisa disa popuj të shëndruar në dëshprim akoma më të kënaqur: për
tërbimin e Shqiponjës Frikësuese pastruan tokat e ALLAHUT dhe aty ka pasur PAQE”. Ky citat është numër 9.11 nga KURANI.
Akoma nuk jeni të bindur për këtë… ?! Provojeni këte dhe shikoni se si do të ndjeheni pastaj. Mua më janë ngritur flokët përpjetë nga kjo:
Hapeni Microsoft Word dhe bëni si më poshtë:
1. Shkruani me të mëdha Q33 NY. Ky ka qenë numri i fluturimit të avionit të parë që ka goditur kullat binjake.
2. Selektojeni këte:- Q33 NY
3. Shëndrojeni fontin në madhësinë 48.
4. Shëndrojeni fontin actual në WINGDINGS dhe do të fitoni:
Q33 NY
Çka po mendoni tani!!!
ek.mk. b3k1m1
- I bie katër herë rrufeja, madje edhe mbi varr: Kot thonë që rrufeja s'bie dy herë në të njëjtin vend. Në historinë që do lexoni më poshtë, rrufeja ka rënë 4 herë në të njëjtin person. Oficeri britanik, major Summerford, u qëllua për të parën herë nga rrufeja ndërsa luftonte në betejën e Flandersit më shkurt të vitit 1918. Ai ra nga kali dhe u paralizua përkohësisht nga mesi e poshtë. Pas kësaj u tërhoq nga lufta dhe u vendos në Vankuver. Një ditë në vitin 1924, ndërsa peshkonte në lumë, rrufeja qëllon pemën nën të cilën ishte ulur majori Summerford dhe i paralizoi pjesën e djathtë. Dy vjet më vonë, ai ishte shëruar aq sa të bënte shëtitje në një park. Ishte ditë vere e vitit 1930, kur një rrufe bie sërish mbi të duke e paralizuar përkohësisht. Ai vdiq dy vjet më vonë. Por as vdekja nuk e shpëtoi nga rrufetë. Katër vjet më pas, një rrufe goditi varrezat dhe shkatërroi vetëm një varr. Jua merr mendja se i kujt ishte? I major Summerford
- Prejardhja e emrit "Tenis" Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot!...
- Gjuhet e botes Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte...
- Kanguru (Kanguri) Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit. -Ç'eshte kjo? - i pyesnin ata banoret vendas.-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata. Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru. Kur me vone studjuan gjuhen vendase, evropianet mesuan se "kanguru" do te thote "nuk kuptoj"...
- "Insekti i zbutur" Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu!...
- Nje njeri harxhon mesatarisht 3 vjet te jetes se tij ne banjo!...
- Mesatarisht ne bote shkohet ne shkolle 200 dite, ne SHBA 180 dite, ne Suedi 170 dite, ne Japoni 243 dite!...
- Shkencetaret britanez kane llogaritur se macet , te cilat ata i mbajne ne shtepi per 1 vit asgjesojne 50 milion minj dhe 20 milion zogj te vegjel...
- Braziliani Edson Donasimento Pele, konsiderohet si futbollisti me i mire i te gjitha koherave. Ne 1254 ndeshje futbollistike ai shenoi 1216 gola!...
- Alfabeti me i gjate nder te gjitha gjuhet e botes eshte i gjuhes kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja!...
- Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
- Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
- Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
- Vetem mushkonjat femra piskojne.
- Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
- Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
- Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
- Delfinet flene me nje sy hapur.
- Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
- Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
- Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
- Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.
- Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
- Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
- Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.
- Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
- Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000
- Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.
- Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.
- Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
- Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.
- Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
- Peshkaqenët nuk sëmuren.
- Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard
- Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
- ADN ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.
- Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
- Diteve te diela, ne New York eshte e ndaluar te ecesh me nje kaush akulloreje ne xhep.
- Ne Florida dikush mund te gjobitet nese e ze gjumi nen kasken e parukjeres.
- Ne San Francisco mund te shetisesh me nje elefant vetem nese e mban te lidhur me zinxhir.
- Ne Alabama nuk mund te shkohet ne kishe me mustaqe fallso.
- Ne Minnesota nuk mund te flihet zhveshur.
- Rekordi i gjumit me te gjate eshte 18 dite, 21 ore, dhe 40 minuta. Mbajtesi i ketij rekordi pas venies se rekordit ka patur alucinacione, paranoja, humbje te perqendrimit dhe te memories.
- Histori të njëjta, persona me të njëjtin emër Dy persona me të njëjtin emër, kanë jetuar dy histori të njëjta. Kjo u zbulua rastësisht në vitin 1979, kur gazeta gjermane "Das Besteran", bëri një konkurs për lexuesit e saj. Ata duhet të shkruanin histori të veçanta, por që duhet të bazoheshin në incidente të vërteta. Fituesi, Walter Kellner shkroi për një histori kur po fluturonte me avionin "Cessna 421" mes Sardenjës dhe Sicilisë. Ai tregon se për shkak të problemeve teknike, avioni u ul në det, kaloi në emergjencë e pastaj shpëtoi. Kjo histori u kontestua nga një austrian që mbante të njëjtin emër si ai, Walter Kellner. Sipas këtij, gjermani Kellner ia kishte vjedhur këtë histori atij. Ai kishte udhëtuar në "Cessna 421", që kishte pasur probleme teknike dhe që ishte ulur mbi det. Gazeta i verifikoi të dy historitë, të cilat rezultuan së ishin të vërteta, edhe pse ishin pothuaj identike.
- Ngjashmëritë e Linkoln dhe J.F. Kennedy
Jeta
¨ Të dy presidentët kishin 7 shkronja në mbiemër
¨ Të dy kishin të njëjtën gjatësi
¨ Të dy studiuan juridik.
¨ Të dy kishin probleme të njëjta me sytë
¨ Të dy vuanin nga sëmundje gjenetike
¨ Të dy kishin shërbyer në ushtri
¨ Të dy s'kishin frikë nga vdekja dhe i përbuznin badigardët
¨ Të dy kishin konstatuar se sa lehtë mund të ishte t'i qëlloje një presidenti. Linkoln ka thënë: Nëse dikush do që të marrë jetën time, unë s'mund të bëj asgjë që ta parandaloj. Kenedi ka thënë: Nëse dikush do të më qëllojë nga nga dritarja me një pushkë, askush s'mund ta ndalojë. Në anglisht këto fjali kanë të njëjtin numër fjalësh.
Vdekja
¨ Të dy presidentët u qëlluan në kokë, ditën e martë
¨ Të dy ishin ulur pranë bashkëshorteve kur u qëlluan.
¨ Linkoln u qëllua në teatrin "Ford". Kenedi u qëllua në një produkt të Fordit, në një limuzinë "Linkoln"
¨ Zonja Kenedi insistoi që funerali i bashkëshortit të saj, të bëhej si ai i Linkolnit.
Vrasësit
¨ Të dy vrasësit përdornin tri emra: John Wilkes Booth dhe Lee Harvey Oswald.
¨ Të dy emrat e vrasësve kanë 15 shkronja
¨ Të dy vrasësit kishin lindur në mes viteve '30. Booth në 1838, dhe Oswald në 1939-ën.
¨ Të dy vrasësit kishin një mungesë të figurës së babait në jetë. Babai i Booth, vdiq kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa i Owsald, vdiq para se ai të lindte.
¨ Booth qëlloi Linkolnin në teatër dhe u fsheh në një depo. Oswald qëlloi Kenedin nga një depo dhe u fsheh në një teatër.
¨ Të dy vrasësit u arrestuan nga dy oficerë të ndryshëm të quajtur Baker.
Famlja dhe miqtë
¨ Të dy presidentët u quajtën si gjyshërit e tyre
¨ Të dy ishin fëmijët e dytë të familjes
¨ Të dy u martuan me vajza 24-vjeçare brune.
¨ Të dy gratë vdiqën rreth moshës 64-vjeçare.
¨ Të dy gratë njiheshin për ndjekjen e modës
¨ Të dy gratë rinovuan Shtëpinë e Bardhë
¨ Të dy çiftet kishin nga katër fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën para moshës 10 vjeç.
¨ Të dy çiftet humbën një djalë ndërsa jetonin në Shtëpinë e Bardhë. Willie Lincoln vdiq në moshën 12 vjeç dhe Patrick Kenedi, vdiq në moshën 2 vjeçare.
Pesëmbëdhjetëvjeçarja Kate Moore nga shteti amerikan Iowa ka fituar në garën e shkrimit më të shpejt të porosive tekstuale në celular në të cilën së bashku me Kate kanë marrë pjesë edhe 20 “shkrues të shpejtë” të SMS-ve.
"Lejojani fëmijës tuaj të shkruar porosi gjatë darkës, lejojani që të shkruaj porosi në shkollë sepse kjo sigurisht shpaguhet", ka deklaruar e lumtura Kate e cila së bashku me trofeun, ka marrë edhe shpërblimin prej 50.000 dollarëve amerikanë si dhe një telefon celular.
Edhe pse telefonin e parë e ka marrë para tetë muajsh, Kate Moore ka shkruar deri në 14.000 porosi për muaj, dhe atë me shpejtësi aq të madhe sa që pa ndonjë problem i ka mundur 20 finalistët tjerë të kësaj gare.
Kate Moore gjatë tetë muajve të fundit, pos obligimeve ditore, ka shkruar në mesatare 400 deri në 700 porosi çdo ditë. Pos kësaj, rregullisht ka shkuar në shkollë dhe pa problem e ka përfunduar me sukses.