Bledi, 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji
 
Nëse shpikjet më të mëdha të njerëzimit kanë ardhur "nga halli", e tillë është edhe kjo që do t'ju tregojmë sot. Bledar Kazia është vetëm 17 vjeç dhe është nxënës në Medresenë e Kavajës në vitin e tretë. Ai ka menduar t'i shërbejë vetes dhe komunitetit me diçka që fillimisht iu duk të gjithëve e pabesueshme, por tashmë është realitet.
Ka të bëjë me një energji alternative për të ushqyer kompjuterin kur mungon energjia elektrike.
Bledi e shpjegon kështu, krijimin e tij; "Poshtë butonave të tastierës vendoset një bobinë dhe një magnet. Në kohën kur ne e shtypim butonin krijohet një shkëndijë magnetike vlera e së cilës rritet me shtypjen e butonave dhe energjia mekanike kthehet në energji elektrike. Më pas bëjmë lidhjen me një multi metër që tregon se me të vërtetë prodhohet energji".
Por nuk mbaron këtu. Bledi shpjegon më tej se "Këtë energji ne e depozitojmë në një bateri të rikarikueshme. Bateria e merr energjinë duke shtypur tastat e tastierës. Ngjitur me baterinë është një llampë dhe kur ajo ndizet do të thotë që po karikohet. Në qoftë se në një lapë top shtypim një mijë herë tastat e kompjuterit do të karikonim një bateri 19 voltësh, pasi kjo është më e madhja. Në qoftë se jemi në rrugë ose në autobus dhe na duhet patjetër ta përdorim kompjuterin duke përdorur këtë projekt për 10 ose 15 minuta ne e karikojmë baterinë e lapë topit e cila mban 6 orë punë në të. Kur një bateri kompjuteri zgjatë dy ose tre orë, me këtë projekt ajo shkon në 6 orë. Është një projekt që kursen dhe prodhon energji".
Energjia që prodhohet në këtë rast është energji alternative, pra nuk është korrent direkt, është alternativë. "Na duhet ta mbledhim njëherë energjinë pastaj ta përdorim". Ideja ka lindur verën e kaluar në kushtet e shtëpisë, më pas më fillimin e shkollës me ndihmën e profesorit të informatikës Salih Dede.
Në fillim ka marrë çmimin e parë, në olimpiadën e Fizikës në Tiranë. Më pas është bërë e mundur që ky projekt të përfaqësojë Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar në Turkmenistan. Këtu Bledar Kazia është vlerësuar me medaljen e argjendit kjo i ka dhënë mundësin që po me këtë projekt të përfaqësojë Shqipërinë në Nevada të Amerikës.
Kur e pyesim Bledin çfarë kanë menduar personat që kanë dëgjuar për shpikjen e tij!? Në fillim janë treguar mosbesues thotë ai, po kur juria ndërkombëtare e vlerësoi këtë projekt, atëherë gjithçka ishte më e qartë dhe shumë ndërruan mendim.
Familja e tij jeton në Peshkopi ndërsa Bledari në Kavajë, fundjavave shkon në familje të prindërit të cilët nuk kanë ndonjë "dell" shkencëtari në fis por që janë të lumtur për djalin e tyre.
Suksesi i shpikësit tonë nuk mbaron me kaq, gjatë kohës së qëndrimit në Turkmenistan, përfaqësuesit e Indisë kanë treguar interes për projektin e djaloshit shqiptar.
Ajo që do ta bënte të lumtur është shpikësin është të bëhej i mundur prodhimi i tastierave të tilla që do i shërbenin shumë njerëzve, dhe për një gjë duket i lumtur Bledari që i ka shërbyer njerëzimit për diçka.

                                                                                                                                                    Dodo-s,Mamuthet dhe tigri dhembeshpate  mund te rikthehen ne jete:

Njeriu i Neandertalit, tigri dhembe shpate (ose mahajordi), dembeli gjigand dhe zogu Dodo, mamuthi... te gjithe jane ne listen qe kualifikojne ne mundesine per tu ringjallur duke perdorur ADN e tyre qe eshte mundur te sigurohet. Nje liste prej 50 kafshesh te zhdukura, sebashku me mamuthin me ndihmen e teknologjise se ardhshme mund te risillen ne jete.
Revista New Scientis perpiloi nje liste ku perfshiheshe dhe Neandertali i epokes se akullnajave i cili per nje kohe jetoi bashkarisht me Homos Sapiens perpara se te zhdukej 25 mije vjet me pare.
Ne nentor shkenctaret gjenetike publikuan nje skeme pothuajse te perfunduar ADN te mamuthit duke rritur spekullimet se ringjallja e gjitarit gjigand te zhdukur 10 mije vjet me pare mund te ishte e mundur. Kjo do perfshije klonimin ose perzerjen me genet e nje elefanti per te eleminuar ndryshimet gjenetike midis specieve. Nje mision i tille kaq ambicioz nuk eshte ende i mundur me teknologjine e sotme por disa eksperte besojne se eshte thjesht nje ceshtje kohe deri kur gjitari i zhdukur te risillet ne jete.

Botimi gjerman “Chronicorvm Turcicorvm”, Francoforti 1578 nxjerr në dritë fakte të panjohura më parë:                                      Zshqiponja e zezë dykrenore dhe shumë surpriza të tjera befasuese… Vetëm në pjesën, që i përket Barletit rezultojnë rreth 140 grafika të përmasave të mëdha, pa folur për minigrafikat. bulohet, në një grafikë, flamuri i kuq me shqiponjën dy krenare që u ngrit në nëntor 1443 në Krujë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo pamje e mrekullueshme nuk ka figuruar në të gjitha paraqitjet e teksteve  të “Historia e Shqipërisë”! Gjithashtu edhe në disa grafika të tjera na del shqiponja e zezë dykrenore dhe shumë surpriza të tjera befasuese… Vetëm në pjesën, që i përket Barletit rezultojnë rreth 140 grafika të përmasave të mëdha, pa folur për minigrafikat.

 Zbulohet skeleti i nje gruaje ilire :
- Zbulohet ne Tumen ilire (vendvarrim) te Kamenices prane qytetit te Korces, skeleti i nje gruaje se bashku me femijen e saj ne bark. Grupi i arkeologeve ka mbetur i shtangur nga zbulimi i rralle, ende i padegjuar ne Shqiperi, qe nje grua ilire rezulton e varrosur se bashku me femijen ne bark. Antropologu amerikan Tod E Fenten, duke e bere te njohur kete zbulim nga ekrani i nje televizioni lokal, e cilesoi ate teper te vecante dhe me vlera te padiskutueshme arkeologjike. "Ishte dicka qe na habiti, nje varr i nje gruaje te re dhe brenda skeletit te saj u gjend edhe skeleti i nje fetusi prej femije me eshtra te vogla", thote arekologu amerikan. Ai mendon se vdekja e gruas ilire ka ndodhur ndoshta ne muajin e fundit te shtatzanise dhe se ajo shume shpejt do te lindte. Antropologu i njohur amerikan paraqet versionin se gruaja ilire e ka kaluar nje lindje te veshtire ose ka qene e semure. Ai studion mbetjet skeletike te ilireve ne Tume ne Kamenices, ne te cilat analizon moshen, seksin e tyre si dhe ushqimet qe kane perdorur apo shendetin qe kane patur kur kane jetuar. Ne Tumen e Kamenices po kryhen prej tre vitesh germime arkeologjike dhe jane zbuluar deri tani 205 varre, por zbulimi i fundit eshte teper unikal. Megjithese ne kete vendvarrim eshte demtuar gati 70 per qind e Tumes nga piratet e arkeologjise, del se ai perseri ruan vlera te jashtezakonshme.
 

Anija Antike e Butrintit :
-Lajmi i zbulimit të anijes antike në rajonin bregdetar të Butrintit rreth një muaj më parë po bën xhiron e botës. Media të rëndësishme në të gjitha vendet kanë paraqitur faktet e zbulimit. Fotografi por edhe të dhëna të tjera mbi kohën e kësaj anijeje, rreth ekspeditës nënujore dhe çfarë do të bëhet më tej, kanë zënë vend në rreth 30 media. Ndër to edhe gazeta të rëndësishme amerikane si “The Associated Press”, “US Today”, “Washington Post”, “International Hearald Tribune”, etj. Një vend pasqyrimit të këtij lajmi i ka kushtuar edhe stacioni i njohur televiziv “Discovery Channel”, i specializuar në emisione të tilla. Foto dhe disa të dhëna nga zbulimi, i janë përcjellë publikut këto ditë. Një muaj më pare, lajmi u përcoll nga të gjitha mediat shqiptare, si një zbulim i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore nënujore. Një artikull i shkruar në një nga gazetat më të mëdha amerikane, “The Associated Press”, tregon detajet e zbulimit. Identifikimi i skeletit të anijes ishte rezultati i ekspeditës së parë nënujore, shqiptaro-amerikane në këto brigje. Artikulli i kësaj gazete citon specialistët shqiptarë dhe ata amerikanë, rreth gjetjes së rëndësishme. E mbuluar me guacka të vogla, me erën e funddetit, një amforë 2400-vjeçare ndodhet në një banjë kimike në muzeun e Durrësit, në brigjet adriatike të Shqipërisë. Pjesë e një anijeje të mbytur, në të cilën ndodheshin dhe 60 enë të tjera qeramike, poçja historike ose amfora 67 centimetra, ishte zbulimi më i rëndësishëm i atij që organizatorët e quajnë ekspedita arkeologjike e parë nënujore në këtë vend të vogël të Ballkanit, e drejtuar nga ekspertë amerikanë e shqiptarë”, thuhet në faqet e gazetës. Një muaj më parë, lajmi i një zbulimi të tillë u përcoll edhe në të gjithë median shqiptare. Mjetet teknike të anijes “Hercules” identifikuan mbetjet në fund të detit dhe të gjithë ishin entuziastë për rezultatet. “Preke, preke! Është fat të prekësh këtë amforë. Po prekni diçka që është bërë përpara se të lindte Platoni”, kështu është përshkruar në gazetë entuziazmi i George Robb, drejtues i misionit dhe anëtar i Florida-based RPM Nautical Foundation. “Ekspedita e nisur në korrik dhe që zgjati një muaj ishte hapi i parë për bërjen e hartës nënujore të pasurive kulturore të bregut shqiptar, në të cilën do të përcaktohen edhe pozicionet e anijeve të mbytura nga antikiteti deri në mesjetë përgjatë 360 kilometër të bregdetit shqiptar. Auron Tare, koordinatori nga pala vendase, shprehet se autoritetet shqiptare shpresojnë të arrijnë një marrëveshje 5-vjeçare për ekspeditat nënujore me RPM, një fondacion jofitimprurës. “Kjo do të jetë një shtytje për të nxitur kërkimet arkeologjike nënujore që deri më tani nuk kanë ekzistuar”, - shprehet ai. “Do të jetë një promovim i mirë për turizmin lokal dhe mund të na çojë në krijimin e një muzeu arkeologjik nënujor”. Arkeologu Adrian Anastasi shprehet se këto ekspedita do të ndihmojnë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që gjendet nën ujë nga grabitësit e këtyre pasurive. Ky problem ka qenë shumë shqetësues pas kolapsit të viteve ’90 në Shqipëri.
Datimi i anijes në shekullin e IV para Krishtit, mund të jetë e vetmja e kësaj periudhe që gjendet në fund të detit shqiptar. Përcjellja e këtij lajmi në shumë site interneti të këtyre gazetave kryesore ndoshta në ditët në vijim do ta çojë më afër një publiku më të gjerë, ndërsa në Shqipëri pritet viti i ardhshëm për të parë se cilat do të jenë rezultatet e një ekspedite të dytë.

                                                                                                                                   Nje shkencetar ne Universitetin e Tokios ka bere nje pardesy e cila i ben "te padukshem" njerezit qe e veshin ate:
Profesor Susumu Taki thote se pardesyeja ishte bere me nje tip materiali special "retro-reflektiv", qe ka efektin e nje ekrani fotografik.
"Ne kemi nje kamera prapa personit qe ka veshur pardesyne" - thote Prof. Taki. Pasi projektohet imazhi nga kamera te pardesyeja, personi qe e vesh ate duket virtualisht transparent po ta shohesh ate nga objektivi i kameras.
Ne pamje te pare "pardesyeja duket si nje xhakete normale me ngjyre gri" thote Prof. Taki. "Por, po te projektosh nje imazh mbi te nga njera ane, ne mund te shohim nje figure shume te qarte te asaj qe eshte projektuar, nga ana tjeter".

 Adoleshenti ka arritur të zgjidh një detyrë matematikore 300 vjet të vjetër :                                                                                  Tinejxheri me prejardhje irakiane ka arritur të zgjidh një detyrë matematikore rreth së cilës janë munduar mendjet më të mëdha të botës gjatë 300 viteve të fundit.
Mohamed Altoumaimi, tani 16 vjeçar, i cili me prindërit e tij është zhvendosur nga Iraku në Suedi kur i ka pasur gjashtë vjet, i janë dashur gjithsej katër muaj për të gjetur formulën për problemin matematikor i njohur si “Numrat e Bernulit”.
Kur e ka parë se profesorët e tij ishin skeptik me rezultatet që ky i kishte arritur, ky tinejxher kishte kontaktuar profesorët e universitetit e njohur suedez Uppsala.
Profesorët e impresionuar kanë vërtetuar se zgjidhja është e saktë dhe i kanë ofruar Altoumaimit pozitën e ligjëruesit në këtë universitet prestigjioz suedez.

Zgjuarsia e delfinëve! Delfinet me te vertete kane tru te zhvilluar. Ekzistojne shume tregime, antike dhe moderne, per delfinet qe kane shpetuar detaret nga mbytja ne uje. Qe nga filmi "Flipper", te gjithe e kemi kuptuar sa te zgjuar jane ne pervetsimin e numrave te ndyshem. Sidoqofte e verteta eshte se delfinet nuk jane me te zgjuar se minjte, te cilet poashtu mund te mesohen te bejne numra. Tregimet mbi delfinet qe shpetojne njerez jane te verteta, por ata jane te prirur te shpetojne cdo gje qe edhe perfersisht e madhe sa vet ata. Nganjehere ata i vrasin peshkaqenet dhe pastaj menjhere provojne qe t'i shpetojne perseri ata..

 Fëmija gjashtë vjeçar më intelegjent se Ajnshtajni :                                                                                                                             Djaloshi Pranav Veera ka koeficient të intelegjences IQ 176, që do të thotë se më të lartë se të Albert Ajnshtajnit, për të cilin thuhet se koeficienti I tij ka qene IQ 160.
Amerikani me prejardhje nga India, 6- vjeçari Pranav Veera, ka koeficient të intelegjences prej IQ 176, që është me e lartë edhe se e Albert Ajnshtajnit për të cilin besohet se intelegjenca e tij ka qenë IQ 160 . Pranav Viera ka dëshirë të behet astronaut, kurse për të thuan se në shkollë para orëve dridhet nga emocionet se dicka të re do të mësojë gjatë mësimit.
Mësuesja e tij në shkollën fillore në qytetin Milford thotë “ Ai është një fëmijë fantastik. Din shumë gjëra për moshën që ka. Kur mësojm leksion të ri, ai me të vërtetë dridhet nga dëshira”.
Pranav, mund në mënyrë kronologjike ti numëroje emrat e gjithë presidentëve të Amerikës, sa kohë u duhet planetëve në rrugën e tyre reth Diellit dhe shume punë të tjera. Prindëritë këtë e kanë hetuar se si mund që në klasë të katërt të jetë aq intelegjent dhe me pastaj e kanë dërgur ne testim për matjen e intelegjencës, ku rezultatet kanë qenë shumë të jashtëzakonshmë për të gjithë.

© 2009 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode